Mexhiti porosi politikanëve maqedonas: Koha e shovinizmit ka kaluar

nga D V

Shkup, 1 tetor – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga fjalimi që mbajti në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, dërgoi porosi të qartë tek politikanët maqedonas që po punojnë për mohimin e të drejtave të shqiptarëve.

Mexhiti porositi se koha e shovinizmit ka kaluar dhe tha se, të gjithë ata që punojnë kundër të drejtave të shqiptarëve, do të marrin përgjigjen e merituar.

“Më lejoni të porosis të gjithë ata politikan maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë sonë se koha e shovinizmit ka kaluar. Askund në botë nuk ndodh që të abrogosh të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodh as në Maqedoninë e Veriut. Në rast se ndodh ne jemi këtu për t’i siguruar të gjithë se do ta marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Mexhiti./Gazeta LAJM

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More