Agjencia Zhurnal.mk

Mexhiti pran banorëve të Bukoviqit: Në mandatin e ardhshëm të BDI-së, decentralizimin fiskal

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Para banorëve të Bukoviqit, Izet Mexhiti ka kërkuar votën për të dhe subjektin që përfaqëson duke thënë se ka një ekip të mrekullueshëm me të cilët bashkë do të bëjnë shumë punë të mira për qytetarët por njëherit edhe do të përmirësojnë gabimet dhe lëshimet e bëra ndërvite.

“Me një ndryshim të vogël do të dyfishohet buxheti dhe Visari si kryetar komune nuk duhet të lutë dikë t’i lëshojë mjete për realizim të ndonjë projekti sepse do i ketë në buxhetin e tij dhe këtë do e përdorë pastaj edhe në fusha të ndryshme, votën tuaj e kërkojmë për t’i fuqizuar shqiptarët dhe avancime më shumë, bashkë me projekte dhe ekonomi e standard jetësorë, në këtë rast për të përmirësuar gabimet dhe lëshimet që kanë ndodhur brenda këtyre viteve, kësaj pune i kam hyrë me përgjegjësi të plotë dhe po luftojmë për mandatin e dytë por kësaj rradhe nuk duam që të shfrytëzojmë çelësin, duam të zgjedhim kryeministrin tonë dhe ju e shihni se të gjithë janë bërë kundër dhe unë i kuptoj se reagojnë ato por nuk i kuptoj të tjerët kur reagojnë, kjo është sa i përket politikës ndërsa ju them se ju jeni ushtria e BDI-së, neve na kanë mbetur edhe pak ditë përpara fitores dhe është mirë të lëvizim në teren ku mund të rriten votat e reja për të fituar kandidaturën e dytë dhe ne duhet të pretendojmë më shumë vota edhe nga të pakënaqurit e partive tjera”, ka thënë para të pranishmëve në Haraçinë bartësi i listës së BDI-së në zonën e I-rë zgjedhore Izet Mexhiti, raporton Zhurnal.mk.

Ai para banorëve të Bukoviqit ka thënë se si çështje të parë në parlament do e ngrejë decentralizimin fiskal pasiqë tashmë nëpër komuna mbetet vetëm 3% e të ardhurave derisa 97% shkon në qeveri.

“Mendoj se edhe ne edhe ju kemi kaluar shumë fushata prej viteve 90-ta dhe mendoj se qytetai shqiptarë nuk është ai që mund të mashtrohet vetëm me disa fjalë e mandej lëvizjet të jenë krejt tjera, mendoj se sot këtu vijmë për të kërkuar votën për të ju përfaqësuar në parlament shumë qartë dhe kemi program e subjekt serioz ne kemi lider politik që nuk është ndërtuar dje por me dekada duke filluar në lëvizjet për çlirimin e trojeve shqiptare por edhe këtu, ne këtu vijmë bashkë me kreun e komunës Blerimin me kontributin dhe vlerat që kemi deri më sot, si kuadër dhe ekip i kombinuar mirë mes përvojës dhe rinisë që thyen tabutë dhe lëviz punët përpara, kërkoj votën si deputet bashkë me Arbenin si doktor dhe Sherminen si drejtoreshë e një institucioni privat e me shumë të tjerë, në parlament çështjen e parë që do e ngrej të diskutohet atje ku ju dhemb më së shumti palës tjetër por të decentralizojmë financat jo vetëm 3% të mbetet në komunë dhe 97% të shkojë në qeveri por të bëhemi si vendet europiane dhe nuk kërkojmë ndonjë gjë që nuk ekziston por modelin europian të vendosim edhe këtu në vendin tonë”, ka thënë mes tjerave Mexhiti, raporton Zhurnal.mk.

Mexhiti para banorëve të fshatit Cvetovë ka kërkuar mbështetjen për të dhe për BDI si opcion politik që ka sjellë shumë ndryshime në favor si për ato ashtu edhe për të gjithë qytetarët në vend.

“Dua të ju përshëndes dhe të ju them se jam për herë të parë në Cvetovë, ne jemi bashkë nëpër të gjitha eventet si në dasma dhe e kam të qartë se raportet tona gjithmonë kanë qenë në nivel të shkëlqyer që mund të shihet dhe nga aeroplani dhe ju kemi dhënë shancë që pas zgjedhjeve nuk kemi ndonjë dallim të madh, ajo që ndodhi në 2001 luftën e kryer nga UCK për herë të parë ndryshoi kushtetuta dhe edhe shqiptarët, turqët e boshnjakët u bënë pjesë e saj si kategori të njohura nga shteti dhe secili që u punësua nga 2001 e këndej është si detyrë e Ali Ahmetit dhe BDI në nivel të ministrive, qytetit të Shkupit etj dhe ne kemi bërë kategori kushtetuese që të përfaqësohemi në secilin institucion dhe tash nga qeveria, ministritë e gjithandej ku hapim dyert do gjejmë dikë tonin”, është shprehur kështu para tyre Mexhiti.

Mexhiti më tej ka thënë se kërkon mbështetjen pasiqë BDI nuk përballet me partitë e vogla shqiptare dhe turke e të tjera por direkt me VMRO dhe LSDM.

“Vendit nuk i duhen gjithmonë gjërat bardhë e zi por duhet të mendojmë për të gjithë dhe të shfrytëzojmë mundësinë që ti japim mbështetje BDI-së dhe përkrahjen e kërkojmë që të përballemi me VMRO dhe LSDM e jo me partitë më të vogla shqiptare e turke, ka ardhur momenti të bëhemi bashkë dhe të lëvizim gjërat përpara, kjo është ide gjenerale dhe këtu para juve dhe në vendet tjera që BDI është e para dhe dëshiron të jetë edhe këtu para juve si opcion politik, unë si deputet kërkoj votën që me përvojën time si punë të parë që do e bëj do kërkoj decentralizimin”, ka thënë mes tjerave Mexhiti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!