Shkup, 11 tetor – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka pritur në takim kreun e PD Lulzim Basha i cili gjendet për vizitë në vend.
Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim vëllazëror me Lulzim Bashën, një politikan me vizion dhe përkushtim.
Biseda ishte e këndshme, por edhe politikisht e mirëseardhur. Më uroi për detyrën time dhe sukseset e para në qeverisjen e drejtë, që e kemi nisur mirë e mbarë. VLEN-i sot është strumbullari i politikës patriote e të ndershme.
Gjatë bisedës, diskutuam politikën e brendshme, zhvillimet e fundit dhe sfidat rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Basha nënvizoi rolin vendimtar të bashkëpunimit dhe dialogut për përballimin e këtyre sfidave dhe nevojën për një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë për vendet tona.
Mirëseerdhe në Shkup, z. Basha!