Mexhiti: Qeveria jonë do ta ndërtojë kampusin universitar për Universitetin “Nënë Tereza”

nga Redaksia

Shkup, 20 gusht – Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e 114 vjetorit të lindjes së shenjëtores shqiptare, Nënë Tereza, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vizituar universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Në takim me rektorin e këtij universiteti, Mexhiti, ka dhënë lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë të hap procedurën për fillimin e ndërtimit të kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.

“Pritet që këto ditë të kalojë në Qeveri vendimi për hapjen e procedurës për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar. Me këtë investim dëshmojmë që prioritet mbi prioritetet tona do të jetë arsimit në të gjitha fushat”, tha mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More