Mexhiti: Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne në rajonin e Pollogut

nga D. V.

Shkup, 15 prill – Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.

Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:

Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit

Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja

Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve”, njofton Mexhiti.

Ai shton ky nuk është investim thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More