Mexhiti: Qeveria miratoi programin për ndërtimin e fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten

nga D. V.

Shkup, 26 mars – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një shkrimi ka njoftuar se cilat projekte përfshihen me ndryshimet e planit vjetor për ndërtim, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore, që tashmë u miratuan nga qeveria.

“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More