Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mexhiti: Shtyerjen e regjistrimit do ta mbështesja vetëm nëse do ishte nga ekspertiza e mjekëve dhe epidemiologëve

Shkup, 2 mars , Zhurnal.mk – Gjatë debatit në kuvend për shtyrjen e regjistrimit, ka folur edhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Ai thotë se regjistrimin do ta mbështette vetëm nëse do ishte qëndrim profesional i ekspertëve së fushës së medicinës dhe epidemiologjisë respektivisht nëse ky arsyetim vjen nga ekspertiza e mjekëve dhe epidemiologëve dhe është bazuar në fakte shkencore.

“Sot ne po debatojmë për Ligjin me të cilin do të shtyhet (prolongohet) procesi i regjistrimit të popullsisë për disa muaj, që sipas sqarimit zyrtar nga propozim ligji , bëhet për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziku i përhapjes së virusit Kovid dhe vet pandemisë së tij.

Lidhur me këtë pjesë formale të arsyetimit nuk kam dilemë dhe nuk do të debatoja, gjithmonë nëse ajo do të ishte qëndrim profesional i ekspertëve së fushës së medicinës dhe epidemiologjisë respektivisht nëse ky arsyetim vjen nga ekspertiza e mjekëve dhe epidemiologëve dhe është bazuar në fakte shkencore.

Ajo që dua të debatoj është Pse, për justifikim mjekësor vendos politika. Pse dy liderë duhet të ulen dhe të flasin dhe marrin vendim për një situatë e cila ka vetëm aspektin shëndetësor respektivisht mjekësor, debat ky dhe konkluz e cila duhet patjetërsishtë tu lihet ekspertëve të fushës. Këtu fillon e gjithë hutia që u shkaktohet në opinionin e gjërë. Ai , opinioni ka shumë dilema dhe ato po i transmetoj dhe paraqes këtu , duke analizuar edhe disa fakte tjera të cilat janë të dukshme.

E para, procesi i regjistrimit, për herë të parë në Maqedoni, po i ndan qytetarët në rezident dhe jorezident. A e shikoni që ky definim po hap shumë dilema dhe interpretime individuale. A e shikoni që ky definim po u jep argumente politikanëve të ndryshëm që të kalkulojnë me terminologji ofenduese për diasporën tonë të çmuar. Nëse në këtë proces, VMRO thotë se ato janë vetëm të “Evidentuar” të jeni të bindur se këtë qëndrim do ta mbajnë gjithmonë. Prandaj po ju them , bashkëvendësit tanë NUK MUND TË EVIDENTOHEN , ATA REGJISTROHEN …. Për shkak se janë vëllezërit dhe motrat tona që kanë kontribuar për këtë vend madje edhe më shumë së vet ne këtu ! Prandaj harroni EVIDENCËN …. Atë mund të bëni me anëtarësinë e juaj partiake ….e jo të vëllezërit dhe motrat tona.

E dyta, ne krijuam një motivim të lartë tek diaspora për regjistrimin e saj. Vallë a e pyetni veten dhe a nuk ju duket aspak indikative , pse pala maqedonase nuk tentoi aspak ta bën këtë. Nuk lëvizën as me gisht. Ne e kemi pare nga e kaluara se kur ata kanë interes, dinë të mobilizohen shumë më shumë, sepse në fund të fundit i kanë të gjitha mekanizmat.

E treta, a nuk aspak janë idnikative për ju qëndrimet për regjistrimin në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Kjo është një uverturë për mospranimin e rezultatit real në këtë pjesë nga ana e subjeketev politike maqedonase. Po atëherë parashtrohet pyetja … çfare mekanizmi të kontrollit kemi ne për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë lindore dhe zonat ku nuk banojnë shqiptar.

Dhe në fund, ujdia mes 2 liderëve maqedonas për shtyerje të regjistrimit, në mënyrë vetanake, po i dëshmon këto dilema dhe se ekziston një qendër koordinimi për interesat e tyre nacionale.”, tha Mexhiti

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...