Mexhiti uron Shkëndijën e Haraçinës për Ligën e Dytë

nga Xh M

Shkup,24 maj – Urime Shkëndisë së Haraçinës për ngjitjen në Ligën e Dytë!

Suksesi i Shkëndisë së Haraçinës në ngjitjen drejt Ligës së Dytë është dëshmi e një organizimi të mirëfilltë, përkushtimit të palodhur të klubit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve të zjarrtë të Haraçinës.

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt rikthimit aty ku i takon, në elitën e futbollit, në Ligën e Parë.

Urime drejtuesve të klubit, trajnerëve, lojtarëve dhe mbi të gjithë tifozëve që punuan dhe besuan për këtë arritje.

Uroj që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm dhe Shkëndia e Haraçinës të rikthehet në majat e futbollit vendor.

https://www.facebook.com/share/p/1JQZcFbFAZ/?mibextid=wwXIfr

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More