MF: Po punohet për tejkalimin e problemit teknik, të dhënat në “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër

nga Xh M
Shkup, 26 gusht – Ministria e Financave e informon publikun se të dhënat në portalin “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër. Respektivisht, sektori kompetent i Ministrisë së Financave, së bashku me operatorin ekonomik të angazhuar për mirëmbajtjen e portalit punojnë për tejkalimin e problemit teknik që pengon qasjen në të dhënat e gjeneruara në portal.
 
Të dhënat që janë publikuar përmes portalit “Financa të hapura” si mjet i transparencës edhe më tutje do të jenë të qasshme për publikun. Publiku mund t’i kërkojë informacionet për realizimin e buxhetit, veçmas sipas institucioneve dhe transaksioneve të kryera.
 
Portali është promovuar për rritjen e transparencës së shpenzimit të mjeteve buxhetore. Të dhënat përditësohen rregullisht sipas dinamikës së përcaktuar të publikimit të kategorive të veçanta të të dhënave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More