Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mianmar, shkon në 581 numri i viktimave në protesta

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 humbje të jetëve të tjera, duke rritur në gjithsej 581 numrin e viktimave civile.

Është rritur në 581 numri i personave që kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat që zhvillohen kundër grushtit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 humbje të jetëve të tjera, duke rritur në gjithsej 581 numrin e viktimave civile.

Në raport thuhet se në vend nën arrest ndodhen 2.750 persona dhe se ka urdhër për arrestimin e 463 personave të tjerë.

Ushtria e Mianmarit bastis kishat në rajonin Kachin

Në anën tjetër njoftohet se ushtria e Mianmarit ka kryer bastisje nëpër kisha në rajonin Kachin me arsyetimin e kërkimit të protestuesve.

Sipas lajmit në faqen e internetit The Irrawaddy, ushtarët në zonën Mohnyin të rajonit në fjalë kanë bastisur disa kisha dhe kanë sulmuar personat që ndodheshin brenda tyre duke pretenduar se në to janë fshehur protestues.

Theksohet se ushtarët në kishat që bastisën, kanë thyer dyert hyrëse të tyre dhe kanë dëmtuar disa sende.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën 581 protestues.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...