Agjencia Zhurnal.mk

Micevski: Është joserioze që LSDM para zgjedhjeve shpejton ta votojë Ligjin për shlyerjen e interesave

Shkup, 23 janar, zhurnal.mk – Koordinatori i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski thotë se “është joserioze që LSDM para zgjedhjeve shpejton në Kuvend ta votojë Propozim-ligjin për shlyerjen e interesave dhe riprogramimit të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike”.

Sipas opozitës, LSDM planifikon t’ju falë borxhet kryetarëve të komunave dhe drejtorëve lokal të ndërmarrjeve publike në dëm të qytetarëve.

“Sa për rikujtim, para pak kohësh pikërisht me Ligjin për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale, 81 komunave dhe Bashkisë së Shkupit të cilët deri në atë moment kanë paraqitur borxhe u ndanë rreth 49 milionë euro”, thotë Micevski.

Ndihma financiare për komunat në vitin 2018 nga pushteti qendror, thotë Micevski, në vend ta ulë borxhin, vazhdon ta rrisë, kështu që në tre mujorin e katër të vitit të kaluar, detyrimet e komunave janë rritur për 25% apo rreth 12.5 milionë euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...