Agjencia Zhurnal.mk

Micevski: LSDM bllokon miratimin e Ligjit për pagë minimale

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Kryetari i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski sot akuzoi LSDM-në se është “sinonim i dyfytyrësisë”.

“Qytetarët ishin dëshmitarë për sjelljen dyfytyrëshe të LSDM në Kuvend. Ata sot dëshmuan se nuk ishte prioritet miratimi i Ligjit për pagë minimale, por vetëm zgjedhje e nënkryetarit të Republikës së Maqedonisë’, tha Micevski.

Ai tha se pas zgjedhje së nënkryetarit të Kuvendit, pushteti ndaloi seancën dhe kjo bëri që të mos votohet pagat minimale.

“Opinioni në Maqedoni, shoqatat, punëtorët sot mund të shihnin se LSDM nuk kanë qëllim të sinqertë që të miratohet ky ligj. Prej sot është e qartë se LSDM vazhdimisht i gënjen, manipulon dhe luan me ndjenjat e punëtorëve”, tha Micevski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...