Agjencia Zhurnal.mk

Micevski: Ra Katica, ra Zaevi, më 12 prill do të bie edhe LSDM-ja

Shkup, 3 janar, zhurnal.mk – Sot është dita kur Maqedonia dhe populli maqedonas do të lirohen nga pushteti më i kriminalizuar dhe i korruptuar që vendi ka pasur deri më tani, deklaroi në fjalimin e tij në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, transmeton Zhurnal.

“Sot është dita kur Maqedonia do të lirohet nga një kryeministër në të cilën gënjeshtra është emri i tij i dytë. Kryeministër i cili nga shteti bëri një hapsirë kriminale, shtet i cili nuk funksionon në asnjë sferë. Para 2 viteve, 7 muajve dhe 4 ditë, Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët sot janë ministra, funksionarë, kryetarë komunash, premtuan mjaltë dhe qumshtë qytetarëve maqedonas, gjegjësisht premtuan “jetë” në Maqedoni. Ja tani bëhen 2 vjet, 7 muaj e 4 ditë, dhe nga premtimet e tyre nuk kemi apsolutisht asgjë”, potencon Micevski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...