Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Michel: BE të inkurajojë testimin e shpejtë

Zhurnal Ads

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.

“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërisht i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai në një postim në internet, raporton ATSh.

Charles Michel është veçanërisht në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor për një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së Covid-19.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Indi, 1.67 milionë persona humbën jetën vitin e kaluar nga ndotja e ajrit

S.B.

Krijohet parku anti-Covid në Hong Kong. 100 vende private dhe në distancë në respekt të masave

T E

Kina dhe 14 shtete të tjera nënshkruan marrëveshjen më të madhe botërore për tregti

S.B.

Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia

admin

Mijëra bjellorusë në rrugë për shkak të vdekjes së një aktivisti

S.B.

Turqia goditet nga një tërmet prej 5 shkallësh të Rihterit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...