Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Michelle Obama me emision kuzhine për fëmijë në Netflix

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, do të nisë një emision kuzhine në Netflix që i dedikohet publikut të ri në moshë.

Ajo do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e emisionit “waffles+Mochi”, i cili do të nisë të shfaqet më 16 mars.

Duke folur për emisionin e saj, Michelle ka sqaruar se përmbajtja do të jetë e përshtatshme për fëmijët.

Në emision do të shfaqen dy kukulla me emrat waffles dhe Mochi, ndërsa ajo do të vijë si pronare e dyqanit dhe emisioni do të tregojë rrugëtimin e tyre në përpjekje për t’u bërë kuzhinierë.

Tema e emisionit është e lidhur me sloganin e Michelle, “Let’s move” (Të lëvizim) që ka shënjuar fushatën e saj për shëndetin publik që ka pasur për qëllim luftimin e mbipeshës te fëmijët.

Ndryshe, siç transmeton CNN, Michelle dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Barack Obama, kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me Netflix për prodhimin e filmave dhe serialeve me emërtimin Higher Ground Productions.

Postime të ngjashme

Xhensila na vjen keq, por Tea e veshi e para! Dy vajzat bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

D V

Soni Malaj: Jam paragjykuar se jam nga Tropoja, më thonin maloke

D V

Rita Ora e nis ditën në bikini teksa shkruan se ka nisur ditën e lumtur dhe kjo është arsyeja

D V

“Urime ditëlindja dashni”, Ermira e uron Goldin për ditëlindjen e 35-të

D V

“Me shpirtin e shpirtit”, Anita pozon krahë Ramushit derisa argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

D V

Kendall Jenner merr makinën Porsche për një shëtitje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...