Mickosk: Këto zgjedhje do të përcaktojnë në çfarë drejtimi do të lëviz shteti

Shkup, 1 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mitingun e sotëm parazgjedhor në komunën e Demir Hisarit theksoi se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë të thjeshta dhe se do të përcaktohen në çfarë drejtimi do të lëviz shteti.

 

“Nëse do të zgjidhet drejtimi i ripërtëritjes, projekteve, vizionit, strategjisë, prosperitetit dhe ardhmërisë ose do të mbesim të bllokuar në përditshmërinë e sotme të zymtë dhe të rëndë, plot me humbje, padrejtësi, krim dhe korrupsion, gjegjësisht përzgjedhja është midis ardhmërisë ose të kaluarës”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se retorika e kandidatëve për kryetarë komunash të LSDM-së tregon se “janë të bllokuar në të kaluarën, në vitin 2015 kur ishin opozitë”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së e kritikoi pushtetin për situatën me korrupsioni, si dhe për përballjen me kovid pandeminë ku theksoi se për shkak të paaftësisë së kompetentëve jetën e humbën 6.000 persona. U përqendrua edhe në situatat dhe problemet me blerjen e mollëve, rrushit, orizit…

Prandaj, shtoi, qytetarët më 17 tetor do të zgjedhin të ardhmen, projekte dhe fitore dhe më pas pas fitores në zgjedhjet lokale, vijon qeveri e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe ajo qeveri do t’i hap librat që në 100 ditët e para për tërë krimin, për tërë turpin, për të gjitha tradhtitë që i kanë bërë këto katër vite.

Related posts

Vuçiq: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi

N E

Pritje madhështore për Taravarin në Reçan të Gostivarit

Redaksia

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More