Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski: BE alternativa e vetme për vendin

Shkup, 10 nentor – Alternativë e vetme për vendin është Bashkimi Evropjan, thekson lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickovski, duke u përgjigjur rreth qëndrimit të tij për takimin e liderëve të ballkanit perëndimorë në Ohër. Mickovski preferon që bashkëpunimi mes vendeve të rajonit të realizohet me marrveshje dypalëshe.   

“Për ne nuk ka alternativë përveç asaj që e flasim tër kohën e ajo është anëtarësimi i plotë në kuadër të BE-së.Por edhe në të kaluarën kemi thënë dhe do ta përsërisim qëndrimin e njejtë se çdo mundësi që Maqedonia mudn ta shfrytëzojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve duhet shfrytëzuar, por kjo zgjidhet me marrveshje dypalëshe. Un nuk kam informacione se çfar janë vendimet, çka po bisedohet, çafar nënshkruan Zoran Zaev edhepse nëtakimin e fundit të liderëve te presidenti Pendarovski kam kërkuar sqarime, atëher mora sqarim prej dy rrshtash, që nuk ishte as në nivelin enciklopedik e jo më për thelbin”, tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.  

Mickovski njëherit ka kritikuar LSDM-në dh kryeminsitrin Zaev se ka realizuar vetëm 2% të premtimeve që u janë dhënë qytetarëve.  

“U shëndrruam në rekorder për disfata dhe rezultate të dobëta. Zoran Zaev e ka bërë shtetin rekorder sipas numrit të qytetarëve të varfur, qytetar të varfur që jetojnë buz qëndrueshmërisë egyistenciale. E bën shtetin rekorder për ndotje të ajrit, rekorder për nivelin e korrupcionit dhe krimit të organizaur, Zaev e bëri Maqedoninë rekorder për ikjen e investimeve, përdallim të vendeve fqinje ku janë të pranishme investimet. U shëndrruam në rekorder të mbylljes së mediave, rekorder për borxhin publik dhe nivelin që Zaev i fut në borxh qytetarët. Rekorder për migrim dhe jetë jo të mirë”, tha Mickovski.  

Por nga LSDM e pretendojnë të kundërtën. Nga kjo parti thonë se po dëshmojnë se çfar do të thot realizim i premtimeve dhe si kthehen paratë te qytetarët.   “Është i madh dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në konceptin e qasjes në investimet kapitale dhe zhvillimin e infrastrukturës. Për krahasim, VMRO harxhoi 700 miljon euro për Shkupin 2014, ndërsa LSDM  për dy vite ka investuar 800 miljon euro në riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, një miljon euro në infrastrukturën rrugore kthejnë tre miljon e gjysëm euro në ekonomi dhe biznes, e me këtë edhe vende të reja pune. Nëse parat e Shkupit 2014 VMRO do ti investonte për ndërtimin e rrugëve deri tani duhej të ktheheshin dy miljard e gjysëm euro në ekonominë vendore. Derisa VMRO e ndërtoi fasadën e kompanis MEPSO për 10 miljon e gjysëm euro, LSDM me 11 miljon euro i riparon drejtimet rrugore, Manastir-Demorhisar 10 kilometra, Koçani- Molitfa 12 kilometra, Tetovë Kodra e Diellit 18 kilometra, Strumicë-Novosellë 13 kilometra, Shtip-Radovish 21 kilometër, kumanovë-Shën Nikollë 32 kilometra. Derisa VMRO i harxhoi 22 miljon euro për ndrëtimin e objektit të ndërmarrjes së ujësjellësit LSDM ka ndërtuar 400 kilometra ujësjellës dhe kanalizimi ne nëvend”, tha Bllagoj Boçvarski nga LSDM.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...