Mickoski-Berisha: Nevojitet forcimi i vlerave evropiane dhe stabilitetit në rajon

nga D. V.

Shkup, 29 prill –  Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me kryetarin e PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha, në të cilën kanë diskutuar për partitë e djathta si motra në Ballkan.

Sot, u zhvillua një takim i rëndësishëm me z. Sali Berishën, ish-President dhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si dhe kryetar i hershëm i Partisë Demokratike.

Takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe pikëpamje mbi proceset aktuale politike dhe shoqërore në rajon, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis popujve fqinjë.

Gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen forcat demokratike në Ballkan, si dhe për nevojën për të forcuar vlerat evropiane dhe stabilitetin në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More