Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta

Shkup, 21 korrik – Data e zgjedhjeve nuk është temë për të cilën do të flasim në tregun e gjelbër, është temë e përcaktuar me Kushtetutë dhe ne duhet të ndalojmë praktikën e shkeljes së Kushtetutës, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjatë takimit të sotëm me qytetarë

“Si përcaktohet në të, kështu që ne duhet të sillemi dhe duhet ta zbatojmë. Nëse Kushtetuta thotë se mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave është 4 vjet, atëherë pas 4 vitesh duhet të kemi raundin e parë të zgjedhjeve të kryetarëve dhe këshilltarëve. Kjo nuk duhet të jetë temë e politikës ditore. Siç është në Kushtetutë, unë i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që të thërrasë zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën”, tha Mickoski.

Deklarata e Mickovskit pason deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje tha se do të kërkonte pëlqimin e partive të tjera për të mbajtur zgjedhjet lokale më 31 tetor.

Mickoski mohon që në takimin e liderëve me Zaevin në Klubin e Parlamentarëve, nuk është përmendur ndonjë datë e mundshme për zgjedhjet lokale.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...