Mickoski dhe Mexhiti udhëtuan në Londër në Samit për energjetikë, do jenë prezentë kryeministri i Britanisë dhe vendeve të BE-së

Mexhiti flet nga Londra ekskluzivisht për Zhurnal

nga I Z

Shkup, 17 korrik– Komuniteti Politik Evropian (EPC), i cili përfshin vende anëtare të BE-së dhe jashtë BE, do të mbajë samitin e tij të 4-të në Mbretërinë e Bashkuar të enjten për të diskutuar Ukrainën, energjinë, mbrojtjen e demokracisë dhe migrimin ilegal.

Në këtë samit, ku grumbullohen presidentët dhe kryeministrat e 45 vendeve, Maqedoninë e Veriut do e përfaqësojnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Samiti do të ketë një sesion hapjeje, një seancë përmbyllëse dhe tre tryeza të rrumbullakëta.

“Njëra tryezë e rrumbullakët do jetë për nxitjen e lidhjes energjetike, tjetra për menaxhimin e migracionit dhe e treta për trajtimin e manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes së huaj”, thotë Mexhit për Zhurnal.

Ai shton se temë e rëndësishme veç energjetikës, do të jetë edhe rritja e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën përpara sezonit të dimrit.

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu sfidat globale dhe rajonale, me fokus në bashkëpunimin për të luftuar migrimin e parregullt dhe për të forcuar sigurinë evropiane.

“Ky samit, ndryshe nga samiti i mëparshëm, do të përfshijë për herë të parë NATO-n, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshillin e Evropës”, thekson Mexhiti.

Komuniteti Politik Evropian është një forum ndërqeveritar për diskutime politike dhe strategjike për të ardhmen e Evropës, i themeluar në vitin 2022 pas agresionit rus në Ukrainë. Grupi u takua për herë të parë në tetor 2022 në Pragë, me pjesëmarrës nga 44 vende evropiane, si dhe Presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Ai dallon si nga Bashkimi Evropian (i cili është pjesëmarrës) ashtu edhe nga Këshilli i Evropës.

Samiti mbahet në Pallatin Blenheim, vendlindja e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, që ndodhet afërsisht 100 kilometra (62 milje) nga Londra. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More