Mickoski dhe Mucunski në Samitin e EPP në Ljubljanë

Shkup, 5 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane kushtuar Ballkanit Perëndimor në Lubjanë Slloveni.

Siç komunikuan nga partia, Samiti është takim i familjes më të fuqishme evropiane të Bashkimit Evropian para mbajtjes së Samitit të shefave të Qeverive të vendeve-anëtare të bashkimit Evropian. Samitin e EPP do ta udhëheqë kryetari i EPP, Donald Tusk, ndërsa është paralajmëruar edhe prania e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fo der Lajen, si dhe kryeministrat e Austrisë, Sebastian Kurc, të Sllovenisë, Janez Jansha, Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Nga rajoni, krahas liderit të VKMRO-DPMNE-së, Mickoski është paralajmëruar edhe prania e liderit të opozitës shqiptare Lulzim Basha dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në fund të Samitit pritet miratimi i Deklaratës, e cila do të japë mbështetjes të padyshimtë për anëtarësim të plotfuqishëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor në bashkimin Evropian, sidomos duke e theksuar nevojën e fillimit sa më të shpejtë të negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë”, qëndron në komunikatë. 

Related posts

Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

D V

Zv.drejtori Selami thirrje partive politike të mobilizojnë mërgatën për regjistrim

Redaksia

Boçvarski jep të dhëna rreth hartimit të rrugës Tetovë-Prizren

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More