Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski dhe Nikollovski në takim me shefin e OSBE-së, Koja

Zhurnal Ads

Shkup, 19 tetor – Gjendja ekonomike në vend, korrupsioni, vërejtjet në Raportin e KE-së dhe puna e Kuvendit, ishin disa nga temat për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me Shefin e misionit të OSBE-së, Klemens Koja.

Në takim, Mickoski, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, informoi për gjendjen në të cilën ndodhet shteti, posaçërisht treguesit shqetësues ekonomikë si kalimi i pragut të detyrimit mbi 60 për qind që është shkelje e kritereve të Mastrihtit, për rënien historike të BPV-së në vend, që arriti 12,7 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si dhe rritjen e varfërisë dhe uljen e standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, thuhet në kumtesë, u bisedua edhe për problemet aktuale të vendit me korrupsionin dhe krimin si dhe vërejtjet nga Raporti i KE-së.

Mickoski, qëndron në kumtesë, theksoi se pushteti nuk po arrin të përballet me krimin në vend, ndërsa me sistemin e dobët në jurisprudencë dhe korrupsionin në të njejtin, sjelljet kriminale të funksionarëve të caktuar nuk po ndëshkohen.

Në takim, Mickoski, gjithashtu, e informoi shefin e Misionit të OSBE-së në vend për gjendjen në Kuvendin e Maqedonisë, ku, siç thuhet në kumtesë, pushteti në tentim për ta rrënuar demokracinë, në mënyrë antikushtetuese kërkon të legjitimohet votimi i deputetëve të cilët nuk janë të pranishëm në Kuvend, si dhe  mospranimi i amandamenteve të opozitës të cilat janë para së gjithash kërkesa të qytetarëve në diskutimet rrjedhëse në Kuvend.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjatë ditëve të ardhshme vendim definitiv për përfshirjen e nxënësve nga mjekësia në sektoret spitalore

T E

Timonie: Raporti i KE-së të konsiderohet si udhëzues, e jo si kritik

T E

Bllokohet autostrada Shkup-Tetovë, protestuesit nuk pajtohen me shtrenjtimin e rrymës

admin

Shtrenjtohen çmimet e derivateve

Z H

Miratohet ndryshim- plotësim i Ligjit për ndërtim! “Vendimet për ndërtimin e spitaleve modulare i jep Ministria e Shëndetësisë”

T E

VMRO nesër proteston në 11 qytete

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...