Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Dikush po tenton të shesë spitalet “8 Shtatori” dhe “Bukuresht”

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së, dje ka zbuluar edhe një çështje e cila tangon të gjithë qytetarët. Sipas asaj që pohon Mickoski, shteti po tenton të shesë spitalet “8 Shtatori” dhe “Bukuresht”.

Mickoski ka propozuar që në mes të dy këtyre spitaleve, të ndërtohet edhe një qendër tjetër klinike, e cila do të lidhte të dy spitalet, dhe do të ishte si qendër urgjente, por kjo sipas tij, nuk pranohet nga pushteti.

“Plani ynë me të cilën dolëm para qytetarëve në zgjedhje lidhur me ndërtimin e një Qendre të re klinike, propozimi ynë është të renovojmë Qendrën aktuale klinike “Nënë Tereza”, e më pas të ndërtojmë një ndërtesë e cila do të ishte para spitalit privat “Zhan Mitrev”, me të cilën do ta lidhnim spitalin “Bukuresht” dhe “8 Shtatori”, kjo të bëhet Qendër Urgjente Klinike, e tani pse kjo çështje është e papranueshme. Ju bëj thirrje të hetoni nëse dikush po tenton të shesë spitalet “Bukuresht” dhe “8 Shtatori””, pyeti Mickoski.

Mickoski thotë se propozimi është i mirë dhe shton se do të ishte mirë të renovohen dhe të bëhen Spitale Klinike Universitare, spitalet në Tetovë, Shtip dhe Manastir, ndërsa sipas tij, kjo do të kushtonte më lirë.

Ai shton se për propozimin e njejtë ka biseduar edhe me Zaevin në takim, ndërsa kryeministri i’a ka kërkuar projektin.

“Qendra klinike do të kushtonte 6 miliard denarë apo 100 milion euro, dhe do të bëheshte për një periudhë shumë më të shpejtë, derisa spitalet tjera do të kushtonin nga dhjetëra miliona euro, e kjo është përgjysmë më lirë nga ajo që është paraparë”, thotë Mickoski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...