Mickoski: Ditë shumë e rëndë për Maqedoninë, institucionet të kryejnë detyrat

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan. Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. Humbja është shumë e madhe, dhembja e familjes nuk mund të përshkruhet.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski. Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More