Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski: Do të kërkoj llogari nga Pendarovski si guxoi t’i jep mandat Zaevit

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me deputetët e partisë së tij, do të shkojnë tek zyrat e presidentit Stevo Pendarovski, për ta pyetur dhe kërkuar sqarim, pse sot i’a dha Zaevit mandatit për formim të Qeverisë, kur ky i fundit, ende nuk ka siguruar shumicë parlamentare, informon Zhurnal.

Nga VMRO konsiderojnë se kjo është shkelje e Kushtetutës, duke patur parasysh që Zaev ende nuk ka siguruar shumicë.

“Sot ishim dëshmitarë të shkeljes së Kushtetutës, ndërsa nga sot pjesmarës aktiv në këtë është edhe Pendarovski. Ai pa asnjë dëshmi sot i dha mandat Zaevit pa patur dëshmi për të njejtën. Deputeti Zaev edhe vet tha se nuk ka shumicë. Presidenti i shtetit ishte pjesmarës aktiv në shpalljen e gjendjeve të jashtëzakonshme sipas nevjoave të Zoran Zaev dhe LSDM që të organizohen zgjedhjet. Pendarovski nuk tha asnjë fjalë për shtrenjtimin e energjisë, për shkatërrimin e një banke, për menaxhim katastrfal me krizën me Covid 19, për bllokimin e qytetarëve të Maqedonisë, për cunamin ekonomik, për grabitjet zgjedhore, për keqpërdorimet e gjendjes së jashtëzakonshme, për paqartësinë për fillim të vitit shkollor, ndërsa sot e parë si i jep mandat një deputeti i cili nuk ka shumicë. Me këtë Pendarovski u bë pjesmarës me të gjitha krimet e Zaev, i cili është pion dhe kryerës i detyrave të shefit të tij partiak Zoran Zaev. Presim dhe apeloj që Pendarovski të më pranojë mua dhe një deputet tjetër për të biseduar për faktet me të cilat Zaev e ka bindur për t’i dhënë mandat. Kërkojmë të na sqarojë në bazë të cilit argument dhe dokument i dha atij mandat”, theksoi Mickoski.

Me këtë siç shtoi, Zaev ka marë edhe 20 ditë përpjekje për të siguruar shumicë me blerjen e deputetëve dhe veprimeve të tjera joprincipiele.

Mickoski u shpreh se asnjë deputet nga partia e tij nuk do t’i jep mbështetje Zaevit dhe LSDM-së për formim të Qeverisë.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/watch/?v=573576803338341&extid=LBZegIJPbaf4YsKS

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...