Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Dorëheqje e Qeverisë, qeveri eksperte deri në zgjehdjet lokale, kur do të mbaheshin edhe ato parlamentare

Shkup, 23 shkurt – Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqje të Qeverisë, pas ikjes së ish-funksionarit të tyre, të akuzuar në disa raste dhe ish-njeriu I parë I DSK-së, Sasho Mijallkov. Sipas Mickoskit, nevojitet dorëheqje e Qeverisë dhe formim I qeverisë eksperte deri në zgjedhjet lokale, kur do të mbaheshin edhe zgjedhjet parlamentare, siç tha, qeveri e cila do të përgatisë zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme.

“Nuk mjafton dorëheqja e Spasovskit”, tha Mickoski, I cili konsideron se në vend që të dëshmohen me prokuroren Villma Ruskoska, ministri I Punëve të Jashtme është dashur menjëherë dje të deponoj[ë dorëheqjen, ndërsa sot atë ta bëjë edhe kryeministri Zoran Zaev. Meqenëse nuk pret dorëheqje nga Spasovski, paralajmëroi interpelancë, por gjithashtu edhe I bëri thirrje të japë dorëheqje.

Mickoski u bëri thirrje deputetëve, pa dallim nëse janë nga opozita apo nga koalicioni me LSDM-në në pushtet të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev apo nga blloku maqedonas ose ai shqiptar, të mbështesin mosbesimin ndaj Qeverisë.

“Ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe më pas të përgjigjen”, tha lideri I VMRO-DPMNE-së. Ai u bëri thirrje deputetëve, për, siç tha, nder dhe ndershmëri dhe të qëndrojnë krah për krahu me qytetarët të cilët, sipas Mickoskit, tashmë nuk kanë besim në këtë Qeveri dhe akuzoi se shteti tashmë është në krizë politike.

Partia opozitare, siç tha, nuk e bën këtë për fuqi apo pushtet, por për të ardhme të atyre të cilët jetojnë këtu dhe për fëmijët.

Mickoski në konferencë për shtyp akuzoi se “prej dje jemi shteti më I korruptuar në botë dhe se me të udhëheq in kryeministri Zoran Zaev, vëllai I tij Vice Zaev dhe ish-bashkëpartiaku I tyre Sasho Mijallkov”, të cilit, siç tha, I lejuan të ikë me milionat”. I përmendi edhe iniciatorët për kongres të jashtëzakonshëm të partisë së tij, duke cekur se “ata janë kriminelë të cilët janë bashkuar me ta”.

“Lejuan t’u ikë para sysh sepse ashtu u morën vesh. Ky koalicion kriminel funksionon kështu për shkak të institucioneve të robëruara. Të gjithë së bashku pa institucionet të cilat I robëruan me frikacakë të zakonshëm. Kur e bëra vijën në VMRO-DPMNE se kompromis me krimin nuk bëj, ata të cilët janë të mësuar ashtu menjëherë u bashkuan me ata që kryejnë krim. Prandaj mik më I mire i Zoran Zaevit u bënë të ashtuquajturit iniciatorë. E mira është që u bënë bashkë, e keqja është që ëpo plaçkisin në shtet”, tha lideri I VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha gjatë katër viteve të shkuara ka duruar sulme mediale dhe I d[ërgoi porosi kryeministrit dhe liderit të LSDM-së.

“Zaev atë turmë shantazhuesish, lider I të cilëve je ti dhe të cilët të kryen punë për përllogaritje në VMRO-DPMNE, për krijim të skizmës artificial, për gjoja dobësim të opozitës, ndërkaq për kthim I jepte mbështetje dhe I premtonte të mos përballet me drejtësinë tani u bë peshë e jotja në këmbë, turp I yti de punë e jotja. Sot të fundosë në baltë edhe ty edhe pushtetin tënd dhe për fat të keq, çka është tragjedia më e madhe, po e fundosë Maqedoninë”, mtha Mickoski.

Akuzoi se ekziston marrëveshje, por gjithashtu tha se I tërë populli pret sqarim të hollësishëm nga të gjitha institucionet kompetente, prokuroria, gjykata dhe MPB për ikjen e Mijallkovit.

“Përgjegjësi duhet të ketë sepse qytetarët kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet të sigurohet”, tha Mickoski duke e akuzuar Qeverinë se “nuk ka mundur të furnizojë vaksina me kohë, se nuk mund të zbatojë regjistrim kredibil, të bëjë reforma në arsim, e shtynë shtetin në recesion. Kuvendi nuk mund të mbajë mbledhje sepse nuk ka shumicë”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...