Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme

Shkup, 23 shtator – Nga ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë deri para Gjykatës penale Shkup, sonte VMRO-DPMNE e mbajti protestën kundër, siç paralajmëroi, “padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës politike”. Pjesëmarrësit gjatë marshit protestues vazhdimisht brohoritën “Liri, dorëheqje dhe mafia në burg”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në protestë tha se “drejtësia në Maqedoni është sulmuar”, duke cekur se “drejtësia selektive sot në Maqedoni është padrejtësi”.

“Asgjë  nuk u ndryshua për këto katër vite nën mafinë. Ata si para katër viteve si edhe sot premtojnë gjëra të njejta. Do të ketë drejtësi, rend, disiplinë. Kjo qeveri nuk ka zgjidhje për problemet të cilat sot janë realitet i hidhur. Një natë e kaluar e një personi të pafajshëm në burg është më e rëndë se dhjetë vite burg të një krimineli. Në burgje ka njerëz që janë aty për shkak të ndjekjes politike, ndërsa këta për të cilët Zaev thoshte se janë kriminelë, sot shohim se janë më afër tij. Qëllimi është i thjeshtë. Dy mafitë, ajo e Zaevit dhe ajo e cila iu nënshtrua për t’i shërbyer dëshirojnë të kenë dy parti, ku të harmonizuar do të dakordojnë se kur do të ndërrohet pushteti, e ajo është, kur u konvenon atyre”, tha Mickoski, duke shtuar se VMRO-DPMNE nuk është nënshtruar asnjëherë.

Mickoski nga ky marsh protestues i dërgoi disa kërkesa kryeministrit Zaev, njëra nga të cilat ishte ta mbajë premtimin e dhënë në kohën kur ishte në opozitë dhe të japin mundësi që opozita të propozojë prokuror të pavarur dhe të paanshëm publik i cili “do ta presë në rrënjë krimin”.

Kjo nuk do të duhej të ishte pengesë për Zaevin, sepse të njejtën e propozoi para se të vijë në pushtet. Së dyti, urgjentisht të parandalohet revanshizmi, të ndërpriten presionet dhe etiketimet politike në administratë, ushtri dhe Ministri të Punëve të Brendshme. Të gjithë atyre të cilëve u bëhen padrejtësi, VMRO-DPMNE iu ofron ndihmë juridike pa pagesë. Shteti për momentin është pa Komision për mbrojtje nga diskriminimi. Më se urgjentisht të formohet ky Komision dhe të sillet Ligji i ri për mbrojtje nga diskriminimi. Duhet, ata të cilët u janë nënshtruar shantazheve, kërcënimeve, të jenë të mbrojtur. Të gjitha lëndët të cilat janë të njohura për opinionin, të gjitha lëndët për krim për të cilat pushteti tani heshtë, do të hapen dhe do të jenë lëndë revizioni. Nuk mundet në Maqedoni të sundojë e drejta nëse nuk zbulohet nën urdhër të kujt u përgjuan paligjshëm mijëra qytetarë tanë, duhet të dihet dhe prandaj të mbajë përgjegjësi ai që e ka dhënë atë urdhër”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, nuk mund të ketë sundim të së drejtës nëse nuk zbulohet kush dhe përse “i ka mbushur kutitë në referendum, ku pati vendvotime me jehonë më të madhe se 99 për qind”. 

Postime të ngjashme

Shabani: Gabimi në mesazh nuk është i MASH-it por operatorëve celularë!

Dafina Vidishiqi

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Dafina Vidishiqi

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Dafina Vidishiqi

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...