Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski: Ekonomia është në kolaps përshkak shpenzimeve joracionale të Qeverisë

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski e akuzoi Qeverinë se menjëherë pas zgjedhjeve ekonominë e solli në kolaps dhe atë, siç thotë, si pasojë e serisë së vendimeve të gabuara, të shpenzimit joracional të euroobligacionit “të kahëzuar drejt deri tani ryshfetit më të madh institucional gjatë procesit zgjedhor”.

“Çmimi paguhet sot. Biznesi po fundoset. Sektori bankar dhe financiar është para rënies, ndërsa pushteti energjinë e tërësishme e kahëzon drejt ruajtjes së bizneseve dhe karrigeve të tyre. Të dhënat flasin se Maqedonia është në krizë ekonomike, më të thellë deri më tani”, tha Mickoski në konferencën për shtyp.

Prodhimtaria industriale në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, sipas tij, shënon rënie prej 14,6 për qind, numri i punëtorëve në mënyrë kumulative për periudhën janar-qershor 2020 është zvogëluar për 4,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa këmbimi i mallrave me vendet e huaja, nga janari duke e përfshirë me 30 qershorin e vitit 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019 eksporti thotë, shënon rënie për 22,3 për qind, ndërsa importi për 18,1 për qind.

Borxhi shtetëror, potencon ai, prej 4,579 miliard euro është rritur në 5.561 miliard euro ose për 982 milion euro të tëra ose ajo është 8,9 për qind nga rritja e supozuar ose vlera e BPV-së në fund të vitit dhe atë rritja e borxhit publik është vetëm për një tremujor (prill, maj, qershor) do të thotë përafërsisht një miliard euro. Borxhi publik, sërish, citoi Mickoski është rritur për 5.56 miliard euro në 6,527 miliard euro ose për 967 milion euroi të tëra ose 8,8 për qind në mënyrë nominale në krahasim me BPV-në e cila duhet në fund të vitit të arrijë 11 miliard euro – një miliard euro të tëra ka hyrë në borxh Maqedonia vetëm për një kuartal”, kuartalin e dytë.

Në lidhje me deficitn buxhetor, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së në shtatë muajt e parë të vitit 2020, ajo arrin 32 miliard e 80 milion denarë ose 520 milion euro të tëra të cilat Qeveria i ka shpenzuar pa pasur bazë adekuate dhe mbulim për të njëjtat, me qëllim, siç tha, t’i fitojë zgjedhjet më të korruptuara dhe më jodemokratike të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur në Maqedoninë e pavarur, ndërsa në fillim të vitit deficiti është planifikuar në vlerë më të ulët prej 18 miliard denarë ose në vlerë më të ulët prej 290 milion euro.

Duke e komentuar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me aeroplanin për në Finlandë se në të kanë udhëtuar pasagjerë dominant nga Kosova, Mickoski potencon se dy kontrolle të cilat duhej t’i zbatojë shteti – një në vendkalimin kufitar përmes të cilit këto persona kanë hyrë në Maqedoni dhe një në vetë aeroport kanë treguar rezultate të ndryshme nga ato të autoriteteve të aeroportit në Finlandë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...