Maqedoni

Mickoski – Gir: Kemi politika të qarta dhe konkrete, të cilat do ta orientojnë vendin në rrugën e duhur

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot (30.09.2020) së bashku me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski realizuan takim me euroambasadorin e ri, Dejvid Gir.

Në takimin u bisedua për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë takimit, kryetari Mickoski sqaroi se me mandatin e ri të qeverisë së vjetër të LSDM-së menjëherë është rritur çmimi i rrymës për 7.4%. Në vend se pushteti t’u ndihmojë qytetarëve në ballafaqimin me krizën ekonomike, ajo i rrit tatimet.

EkonoMEDIAL është para kolapsit, pushteti kontriboi që 40.000 qytetarë të mbeten në rrugë, ndërsa BPV të bie në -12.7%. Rreth 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e ekzistencës, respektivisht ditën e kalojnë me 50 denarë. Pikërisht gjendja ekonomike në Maqedoni flet për aftësinë e pushtetit që të ballafaqohen me Kovid-19 dhe krizën ekonomike, tha Mickovski.

Euroambasadori Gir u informua edhe për shkallën e krimit në Maqedoni. Mickoski potencoi se në shtet krimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë, ndërsa drejtësia është selektive, respektivisht u gjykohet vetëm njerëzve nga opozita.

Postime të ngjashme

6.7 milion euro për vaksinat anti-Covid

T E

Shahpaska: Gjendja me pandeminë në çerdhe është stabile

XH,I

Donacion i ri për menaxhim me Covid për Maqedoninë, këtë herë nga Sllovakia

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...