Mickoski: Jam i bindur se Fetai do të kërkojë falje, po mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski është me bindje se nuk do të përsëritet rasti, ku në promovimin e targave të reja të automjeteve zyrtare, zëvendëskryeministri Arben Fetai në deklaratë për mediumet ka folur vetëm në gjuhën shqipe, pa pasur përkthim. Mickoski sot tha se me Fetain komunikojnë vetëm në gjuhën angleze, pasi ai është shpërngulur nga shteti si gjashtëvjeçar, por se në 15 muajt e kaluara po mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase.

Mickoski sot në pyetjen e gazetarëve se çfarë veprimesh do të ndërmarrë, kërkoi falje në emrin e tij dhe tha se është i bindur se edhe Fetai do të bëjë të njëjtën.

Vlerësoi se Fetai “nuk ka pasur qëllim të tillë, siç po tentojnë disa qendra të caktuara për shkak të keqpërdorimit politik ta defokusojnë opinionin, pasi po mundohet ta mësojë dhe flet gjuhën maqedonase”, dhe se “gabimi i vetëm është se nuk ka pasur përkthyes në situatë kur dikush ka vendosur të drejtohet vetëm në gjuhën shqipe”.

“Kam komunikim jashtëzakonisht cilësor me zëvendëskryeministrin në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai jeton në Belgjikë që nga mosha gjashtëvjeçare dhe flet rrjedhshëm katër gjuhë, frëngjisht, holandisht, anglisht, etj. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht. Ai ka një biografi jashtëzakonisht cilësore pas vete. Është shkolluar në universitete të nivelit të lartë. E di që ky nuk është qëllimi i tij, siç disa qendra të caktuara po tentojnë të defokusojnë opinionin për shkak të keqpërdorimit politik, sepse ai po mundohet të mësojë dhe të flasë gjuhën maqedonase dhe e di sa energji ka investuar në të gjatë 15 muajve të fundit. Gabimi i vetëm në këtë rast është se nëse dikush vendos të flasë shqip, duhet të sjellë përkthyes me vete. U kërkoj falje në emrin tim gazetarëve dhe jam i bindur, pasi tashmë kemi folur me zëvendëskryeministrin, se edhe ai do ta bëjë të njëjtën dhe se ky gabim nuk do të ndodhë përsëri në të ardhmen”, tha Mickoski, i cili ishte për vizitë në SPQ “8 Shtatori”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More