Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski: Ka indikacione për shkelje ligjore në ditën e fundit të qeverisë së Zaevit

Shkup, 4 janar – Presidenti Pendarovski për shkaqe protokollare, nuk më ftoi mua në inagurimin e tij, nuk më ftoi në fjalimin e tij të vitit të ri, nuk ka praktikë të zakonshme që ministrat pas zgjedhjes së tyre në korniza të parlamentit, të shkojnë mysafirë tek presidenti Pendarovski.

Kështu ka deklaruar kryetari i opozitës, Hristian Mickoski i cili ka shtuar se duke u thirrur në atë praktikë jo të zakonshme ata kanë vendosur që të përkushtohen në ekipimin e kabineteve të tyre. Të bëjnë plane për aktivitetet e tyre të punës në periudhën që vijon në 100 ditët e ardhshme.

“Më pyetët se çfarë pres, kemi indikacione serioze për keqpërdorim, shkelje të ligjeve, shkelje të kompetencave në ditët e fundit të mandatit të kryeministrit që shkoi, Zoran Zaev, i cili urdhëronte ato ministra që në ditët e fundit të mandatit të tij në mënyrë brutale të shkelin ligje dhe të keqpërdorin procedurat, e gjithë kjo do të prezantohet para opinionit, ndërsa pjesa e mbetur që e pres është punë sipas ligjeve, t’i mbrojnë ligjet, ta ruajnë kushtetutën e Maqedonisë, kuptohet në korniza të mundësive dhe kompetencave të tyre në këto 100 ditë.

Më pas pas fitores së Qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, presim që Maqedoninë ta bëjmë vend me të cilin do të krenohemi, e jo të turpërohemi siç është bërë tani përditshmëri”, ka thënë Mickoski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...