Mickoski: Kemi vendosur skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njofton se sot në mëngjes mbajta një takim ku shtruan skicat e kornizës mbi të cilën, siç thotë, do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë e tjera dhe ku fokusi do të jetë së pari njerëzit.

“Një shtet i fortë ekonomikisht, me reforma dhe hapa që do të jetë një betejë e ashpër për një standard më të lartë jetese, fronti kundër krimit dhe korrupsionit dhe arritja e drejtësisë, realizimi i interesit strategjik për integrimin evropian, përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve.

Pritshmëritë janë të mëdha, dhe përgjegjësia ndaj njerëzve është edhe më e madhe.

Maqedonia do të jetë sërish e juaja!”, ka shkruar në Facebook Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More