Shkup, 6 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në rrjetin social Facebook, shkruan se kërkojnë kthimin e çmimit të vjetër të energjisë elektrike.
“Maqedonia paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në Evropë, krahasuar me të ardhurat që kanë ose nuk kanë qytetarët e Maqedonisë, si dhe shkarkimin e Marko Bislimoskit. Kjo është e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë”, shkruan Mickoski në rrjetin social Facebook.