Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski kërkon regjistrim elektronik apo shtyrje për në pranverë të vitit 2022

Shkup, 3 shkurt – Formalisht e fillojmë iniciativën me të cilën do të kërkojmë ta heqin Ligjin për regjistrimin që ishte miratuar pa konsensus dhe pa respektim elementar të shëndetit të qytetarëve në kushte të pandemisë së rëndë, paralajmëroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Theksoi se një numër I madh I shteteve nga rajoni siç janë Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rumania dhe Republika Federale e Gjermanisë vendosën ta shtyjnë regjistrimin për në vjeshtë apo pranverë të vitit 2022, duke mbajtur llogari dhe duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

“Maqedonia është ngulitur bindshëm në fund apo në krye, për nga numri i personave të cilët janë të infektuar dhe për nga numri I njerëzve të cilët për fat të keq e humbën jetën për shkak të paaftësisë së pushtetit për përballje me Kovid-19. Meqenëse tek ne regjistrimi është e pamundur të ndodhë në vjeshtë të vitit 2021 për shkak të zgjedhjeve lokale dhe fushatës e cila atëherë duhet të ndodhë, I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit për mature, të kujdesen për shëndetin e qytetarëve dh eta shtyjnë regjistrimin për në pranverë të vitit 2022”, tha Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se asgjë nuk do të ndryshojë nëse regjistrimi shtyhet për disa muaj.

“Shohim se fare nuk janë bërë ekipet regjistruese, as ndërkaq, trajnuesit e ekipeve regjistruese, ndërkaq duke I pasur parasysh kushtet pandemike në të cilat ndodhet shteti është e pamundur të trajnohen e me atë rast të mbrohet shëndeti I tyre. Nuk kemi vaksina me çka do t’i mbronim ata njerëz, dëgjojmë se vaksinat e para mundësisht do të arrinin në shtet në sasi modeste diku në fillim të marsit”, theksoi Mickoski.

Bëjmë thirrje, theksoi, nga Qeveria dhe drejt kompetentëve në Parlament ta pranojnë propozimin e opozitës për regjistrim elektronik.

“Mos e ekspozoni shëndetin e qytetarëve. Nuk ishit të aftë të sillni vaksina për ata që dëshirojnë ta mbrojnë shëndetin duke u vaksinuar, t’ua mundësoni atë, kësaj radhe së paku bëni regjistrim elektronik. Shëndeti I qytetarëve dhe jetëve të njeriut nuk kanë çmim. Lëreni këtë operacion statistikor për në pranverë të vitit 2022 ose guxoni dhe bëni regjistrim elektronik sipas standardeve të shteteve nga BE-ja. Kjo do të thotë se qytetarët do të kenë besim në atë operacion statistikor, nuk do të varemi nga nënshkrimi i dyfishtë politik dhe në fund të ditës do të mundemi ta zhvillojmë Maqedoninë tone”, potencoi Mickoski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...