Mickoski kërkon vota shqiptare për ta fituar Kërçovën

Shkup, 13 tetor – Llogaria është debllokuar, por Pallati i bardhë dhe pjesa tjetër e pronës së VMRO-DPMNE mbeten të ngrira. Kjo nuk paraqet problem për liderin Hristijan Mickoski për të krijuar ardhmëri të re dhe për të përmirësuar gabimet e 30 vjetëve të kaluara.

“Kështu edhe ne filluam para fushatës ku iu drejtuam të gjithë njerëzve dhe vlerësojmë se ajo në mënyrë praktike solli që njerëzit të na perceptojnë si opsion i cili shikon drejt së ardhmes, që dëshiron të ofrojë zgjidhje dhe të korrigjoje dhe përmirësojë gjithçka që është gabuar 30 vjetëve të fundit”, tha Mickoski.

Në debatin zgjedhor në TV21, Mickoski tha se në rrethin e parë në Kërçovë do të jenë të parët, ndërsa po punojnë edhe për fitore në rrethin e dytë.

“Dje kisha mundësi në Kërçovë të kem një tubim fantastik, kishte shumë shqiptarë. Shumë shqiptarë që kishin ardhur në tubim mu afruan. Bashkëshortja e Aleksandrit, Lindita, shqiptare, ka tre fëmijë të mrekullueshëm, ai është mjek me më shumë se tre mijë pacientë. Me të vërtetë do të jetë gjynah që Aleksandri të mos jetë kryetarë i Kërçovës”.

E pyetëm se në çka është më i mirë Arben Taravari në krahasim me Nevzat Bejtën në Gostivar.

“Qytetarët e Gostivarit e tregojnë dallimin. Është i pakrahasueshëm. Mendoj se është sikur të bëjmë krahasim mes Mount Everest dhe ndonjë maje të ulët lokale në Ballkan”.

Mickoski shtoi se LSDM nuk ka koalicion, ndërsa si provë për këtë e theksoi se ata kanë kandidat të tyre në gjithë komunat dhe se askund nuk mbështesin kandidatë të koalicionit. Përveç Mickoskit, në studio ishin edhe ish kryetari i komunës dhe analisti politik, Imer Selmani dhe profesori Marjan Bojaxhiev.

Related posts

Sadi Bexheti me paraqitje emocionale: Tetova është qyteti im, sot është lënë në harresë (Video)

D V

Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit

Redaksia

Ali Ahmeti nga Çairi paralajmëron: Barrikada e ardhshme, Kryetari i shtetit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More