Uashington, 10 korrik – Kryeministri Hristian Mickoski në margjinat e NATO-s ka realizuar një bisedë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, kërkova mbështetje nga Italia për realizimin e interesit strategjik për hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian. Bisedova edhe mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Duhet të luftojmë për pozitat dhe interesat shtetërore në çdo hap”, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Mickoski.