Mickoski, Mucunski, Toshkovski dhe Murtezani në samitin e Procesit të Berlinit

nga D V

Shkup, 14 tetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Në delegacionin e Maqedonisë të udhëhequr nga Mickoski janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Evropiane, Timço Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Orhan Murtezani.

Siç paralajmëruan nga shërbimi për shtyp i qeverisë është planifikuar pjesëmarrje dhe konference e përbashkët për shtyp e kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc dhe Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian dhe nikoqire e Samitit të ardhshëm.

Pjesëmarrës në takim tradicionalisht janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e tyre mbështetëse Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia dhe nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe presidenca e rradhës me Këshillin e BE, Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Zyra rajonale rinore (RYCO).

Janë planifikuar edhe takime tjera dypalëshe të kryeministrit Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More