Shkup, 6 nëntor – Edhe pse vet i sfidoi partitë opozitare respektivisht LSDM-në dhe BDI-në me zgjedhje të parakohshme, kryeministri Mickoski tani mendon se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është harxhim i mjeteve në mënyrë të panevojshme.
Edhe pse u shpreh se kjo parti është e gatshme që nesër të shkoj në zgjedhje. Megjithatë, thotë se LSDM-ja dhe BDI-ja nuk janë serioz kur thonë se pranojnë sfidën për zgjedhje të parakohshme parlamentare s’bashku me ato lokale.
“Kjo qeveri ka mandat katër vjeçarë nga qytetarët, ka legjitimitet, duhet të përvjelim krahët dhe të punojmë për të gjithë qytetarët, nëse hyjmë në një rreth të tillë atëherë nuk do të kemi sukses që ti arrijmë qëllimet tona. Qëllimi ynë është të bëjmë diçka të mirë për qytetarët dhe atë e bëjmë çdo ditë”, tha Mickoski.
Ashtu si Izet Mexhiti të njejtin qendrim ndanë edhe Bilall Kasami, i cili vlerëson se zgjedhjet parlamentare janë të panevojshme, sipas tij, Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve të premtuara në zgjedhje
“Ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Për më shumë që kemi një shumicë stable. Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve që i kemi premtuar në zgjedhje”, u shpreh Kasami.
kasami shton se partitë që përbëjnë VLEN-in po përgatiten të shkojnë së bashku në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Kujtojmë, se sfidën e Mickoskit për zgjedhje të dyfishta e pranuan Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë po edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Integristët për më tepër thonë se duhet shkuar në zgjedhje për shkak se Qeveria është jo-legjitime dhe zgjedhjet do të ishin një mundësi e mirë për të përmirësuar gabimet që ka bërë VLEN në këtë periudhë. /tvklan.mk