Shkup, 2 korrik – Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në hapjen solemne të investimit më të ri në kapacitetet prodhuese të kompanisë “Replek”.
Hapja e kapacitetit të ri të prodhimit të “Replek”-ut është pjesë e shënimit të 80-vjetorit të kompanisë.
Në këtë aktivitet, siç informojnë nga “Replek”-u, është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, drejtorit të MALMED, Sabri Aliti, dhe ambasadori i Republikës së Austrisë, Martin Pameri.
