Mickoski në Makedonski Brod: Çdo familje është në borxh nga 4.500 euro

Shkup, 7 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në miting në Makedonski Brod tha se pushteti e ka futur në borxh çdo familje për 4.500 euro dhe se janë të kota premtimet për rritjen e pagës kur çdo ditë rriten shpenzimet për jetesë.“Zaev akoma na gënjen se do të sjellë 500 euro pagë pas vitesh pushtet. Mund të thotë se do të jetë edhe 1000 euro, por nëse 200 euro janë shpenzimet për jetesë atëherë kot. Të gjitha çmimet e produkteve po rriten në mënyrë drastike, ndërsa është duke u shtrenjtuar edhe në benzina në bursat botërore. Do të prijë rritje e çmimit të benzinës dhe naftës ndërsa me atë edhe i produkteve në dyqane”, theksoi Mickosvski, duke shtuar se pret rritje të re të çmimit të energjisë elektrike.Akuzoi se pushteti i kryesuar nga LSDM-ja i ka harxhuar 16 miliardë euro para të popullit dhe se kanë premtuar rritje të ekonomisë prej pesë për qind, ndërsa ajo është katër herë më e vogël.“Realiteti në të cilin jetojmë, jeta e vështirë, mospasja e kushteve dinjitoze për jetesë e japin përgjigjen, ndërsa ajo përgjigje duhet të rrethohet me votën tuaj dhe zgjedhjen më 17 tetor, kur populli do të jetë forca e cila do t’i sjellë ndryshimet”, tha Mickoski.
Duke u përqendruar në eurointegrimet, Mickoski tha se shteti në krye me Zoran Zaevin është gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian dhe se marrëdhëniet me Bullgarinë asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija.

 

“Edhe pse dje sipas mesazheve të cilat i kemi marrë si shtet u bë e qartë se BE-ja po bëhet cak i largët për shtetin në krye me Zaevin, ndërsa marrëdhëniet me Bullgarinë asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija, megjithatë ai i filloi tubimet e tij me përcjelljen e përshëndetjeve nga BE-ja, pasi vetëm kjo ju ka ngelur”, tha Mickoski.

Akuzoi se Zaev në vend se t’i zgjidhë problemet, i ka hapur, siç tha, 1000 probleme të reja.

Related posts

CIVIL: Qytetarët ta përmbushin obligimin e tyre dhe të marrin pjesë në regjistrimin, dënim i politimizmit

Redaksia

Teuta Arifi kërkon tre javë mësim onllajn, e më pas me prani fizike në shkolla

Redaksia

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More