Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Mickoski në panik, përse kërkon “evidentimin” dhe jo regjistrimin e diasporës?

SHkup, 2 prill – Zhurnal – Ndërsa propozimet për ndryshimin e ligjit për regjistrim pritet të marrin sot dritë jeshile në Kuvend, me çka ky operacion statistikor do të shtyhet për në tetor, opinioni në Maqedoni të Veriut, kryesisht ai shqiptar, po merret me një deklaratë të kreut të opozitës maqedonase VMRO, Hristian Mickoski, i cili me shumë gjasë i trembur maksimalisht nga shifrat e larta të shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit, mbi 150 mijë, tha se diaspora nuk llogaritet fare në statistikën e shtetasve të vendit pasi vetëm evidentohet.

Duket qartë se Mickoski është në panik, nga ku buron dhe paqartësia e tij në shpjegimin të cilin së fundmi e ripërsëriti mbrëmë në një paraqitje televizive, me çrast tha se “ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi regjistrohet vetëm popullsia që jeton në vendin tonë”, një pohim që bie ndesh me ligjin për regjistrim i cili është shumë i qartë.

“Për personat shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, do të mundësohet vetregjistrimi në datat 1 mars – 21 prill përmes një aplikacioni të veçantë cili mund të merret në faqen e internetit të Entit Shtetëror për Statistikë”, qëndron te neni 8 alineja 2 në ligjin për regjistrim.

Deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, për komentuesit e zhvillimeve politike nxjerr në pah tendencën që shqiptarët në RMV të jenë sa më pak, por mbetet e paqartë nëse kjo tendencë buron nga takimi i fundit Zaev-Mickovski.

“Partitë në pushtet duhet ta pyesin qartë kryeministrin Zoran Zaev, nëse pajtohet me një qëndrim të tillë. Nëse edhe Zaev pajtohet me qëndrimin e Mickoskit, atëherë i bie se takimi i dy liderëve maqedonas ka rezultuar me “platformë maqedonase”, me qëllime anti shqiptare, që i bie se Zaev dhe Mickovski kanë vendosur të mos respektojnë as ligjin për regjistrim”, thotë Naim Sinani në një deklaratë për Zhurnal.

Ai thotë se situata e krijuar imponon një koordinim mes partive shqiptare, por edhe me ambasadën e SHBA-ve, BE-së, atë gjermane, franceze, britanike dhe shteteve tjera mike.

Deklaratën e Mickoskit e komentoi edhe zëvendësdrejtori i entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami. Ai në llogarinë në Facebook shkroi se këto dy grupe të popullsisë së regjistruar e përbëjnë numrin e përgjithshëm të të regjistruarve.

“Deklaratat e tilla të Mickovskit që i përsëritë si refren politik se gjoja regjistrimi I diasporës na qenka “evidentim” e jo regjistrim, i vleresoj më shumë si sallto politike në funkcion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe hutisë e cila do të demotivojë diasporën tonë që të vazhdojë me po të njëjtin vrull të regjistrohet”, ka shkruar Selami.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...