Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski: Në Pashkë përmendim për vetësakrifikimin e madh të Zotit dhe e festojmë

Shkup, 2 maj 2021 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski uron festën e madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët të besimtarëve ortodoksë në vend.

“Uroj shumë lumturi, shëndet dhe prosperitet për ju dhe të afërmit tuaj.

Në Pashkë përmendim për vetësakfrikimin e madh të Zotit dhe e festojmë, sepse përmes ringjalljes ne gjithashtu e festojmë përjetësinë.

Këtë vit Pashkët, përveç gëzimit festiv, na mbyt edhe hidhërimi sepse vendi ynë po përballet me një krizë të rëndë. Më shumë se 4800 bashkëqytetarë tanë e humbën jetën, dhe mbi 150.000 u infektuan dhe kaluan prova të rënda.

A mund të ballafaqohej vendi ndryshe me këtë krizë?

Shembujt rreth vendit tonë tregojnë se si mundej, edhe ndryshe, edhe shumë më mirë.

Ata nuk kishin asnjë plan, ndërsa varfëria po rritet. Gjashtëdhjetë mijë bashkëqytetarë tanë i humbën vendet e tyre të punës, ndërsa shumë biznese pësojnë humbje të mëdha. Jeta po vështirësohet gjithnjë e më shumë.

Në këto momente festive, ky është hidhërimi që e ha çdo person të vetëm dhe unë dua t’i them secilit prej jush që unë e kuptoj dhembjen dhe hidhërimin. Por kjo është arsyeja pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat së bashku, përpara se shteti të bjerë më thellë në humnerën e paaftësisë, krimit dhe depersonalizimit. Ne do të sjellim një të ardhme. Le të mos lejojmë edhe një Pashkë tjetër të kalojmë në aksidente.

A është e mundur? Sigurisht po. Dhe së bashku jemi më të fortë dhe më të aftë.
Pason pranvera maqedonase dhe ditë më të mira. Dielli do të lindë edhe për Maqedoninë.
Ju uroj lumturi personale, sukses dhe gjëra të mira për ju dhe familjet tuaja. Le të ndihmojmë njëri-tjetrin, ashtu edhe Zoti do të na ndihmojë.

Për shumë vite Pashkët”

Krishti u ringjall!

Me të vërtetë u ringjall!, thekson Mickoski në urimin me rastin e Pashkëve.

Postime të ngjashme

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...