Mickoski në takim me Dreksklerin: Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi ekonomik dhe luftimi korrupsionit

nga D V

Shkup, 20 maj – Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka theksuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadoren e Republikës federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, kumtoi VMRO-DPMNE.

Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, Mickoski tha se është e nevojshme që vendi të vihet në rrugë të shpejtë drejtë BE-sl, por edhe të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të përmirësohet standari i jetës së qytetarëve.

 

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është kyçe, sepse qeveria e LSD-së dhe BDI-së e ka degraduar vendit me të gjitha bazat, ndërsa më së shumti në atë fushë. VMRO-DPMNE do të punojë për të gjithë qytetarët e vendit, jo si SDS dhe BDI”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More