Mickoski në takim me Ramën: Është koha për të filluar epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta

nga D V

Shkup, 11 korrik – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Washington është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook për takimin me Ramën, Mickoski shkruan se “rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve”.

“Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse punohet shpejt për të ardhmen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar Mickoski.

Nga kabineti i tij, njoftojnë se sot Mickoski ka pasur edhe takime tjera në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More