Mickoski dhe Mexhiti në Turqi në takim me Erdoganin, do të nënshkruhet deklarata politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Turqisë, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More