Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Nëse LSDM -ja gjen një deklaratë në të cilën i quaj mjekët vrasës, do të kërkoj falje, në të kundërtën Zaevi do të kërkojë falje

Shkup, 6 shtator – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi nga LSDM-ja se nëse në 24 orët e ardhshme gjejnë një deklaratë nga ai ose nga kushdo qoftë prej udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së ku mjekët quhen vrasës, ai është gati të kërkoi falje, përndryshe ai pret që kryeministri dhe kryetari i LSDM -së Zoran Zaev të dalë dhe të kërkojë falje për gënjeshtra të tilla.

“E kuptoj se ka shumë probleme në LSDM, e kuptoj që ata nuk kanë rezultate me të cilat do të jenë krenarë, por nuk e kuptoj nevojën e tyre për ta mbuluar të gjithë këtë me gënjeshtra. Në 24 orët e ardhshme, le të gjejnë të paktën një deklaratë nga unë ose nga ndonjë prej udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së ku mjekët quhen vrasës dhe unë jam gati të kërkoj falje, përndryshe pres që Zoran Zaev të dalë dhe të kërkojë falje për gënjeshtra të tilla në kurriz te mjekëve. Ata nuk i mbrojnë mjekët, ata mbrojnë veten për sistemin e çorganizuar shëndetësor, për vonesën e vaksinave … Zaev dhe Filipçe e dinë, e dinë dhe kjo është arsyeja pse ata mbrohen. Së fundi, do të doja të theksoja se edhe nëna ime është mjeke, prandaj gënjeshtra e Zaevit është krejtësisht e panatyrshme. Problemet në LSDM nuk janë problem i shtetit dhe njerëzve”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy