Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Mickoski: Nëse Qeveria zbaton masat antikrizë, zgjedhje s’mund të ketë para 30 korrikut

Shkup, 22 maj – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në konferencë për media ka paralajmëruar se një pjesë e masave antikrizë nga pako e dytë dhe e tretë nuk mund të realizohen nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme më 30 maj, sepse më pas siç thotë, hyn në fuqi neni 8a nga Kodi Zgjedhor, dhe të gjitha pagesat e jashtëzakonshme janë vepra penale, informon Zhurnal.

Siç shprehet Mickoski, nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk vazhdohet pas 30 majit, atëherë zgjedhje nuk mund të ketë së paku deri më 30 korrik.

“Nëse Qeveria është e ndershme në qëllimin dhe premtimet e pakos së dytë dhe të tretë të masave, dhe nëse me të vërtetë dëshiron t’i zbatojë atëherë zgjedhjet nuk mund të ndodhin 60 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Që do të thotë se nëse gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj, më së paku deri më 30 maj zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu, ata nuk e flasin të vërtetën dhe janë dyfytyrësh dhe përsëri i gënjejnë qytetarët”, tha Mickoski.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...