Mickoski nga Berlini: “Kancelari Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”

nga I Z

Berlin, 14 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Berlin po mer pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. ai tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët. Maqedonia po bën shumë në këtë drejtim.

“Kancelari gjerman Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët. Maqedonia po bën shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Mickovski

Më herët gjatë ditës së sotme, në hapje të takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE-ja është e kompletuar vetëm nëse vendet e rajonit janë pjesë e saj dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë drejt një të ardhmeje të përbashkët. Kancelari theksoi se të gjithë e dinë se sa shumë rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende i okupuar nga konfliktet e së kaluarës dhe se është koha për t’i kapërcyer ato dhe që rajoni të fokusohet në të ardhmen.

Ndryshe kryeministri Hristijan Mickoski dhe shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, realizuan takim në margjinat e samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Berlin.

Ministria e Jashtme greke në platformën X bën me dije se Gerapetritis ka zhvilluar takime të shkurtra ku janë shkëmbyer mendime në margjinat e takimit të Procesit të Berlinit.

Nga fotografitë shihet se në takim përveç Gerapetritit dhe kryeministrit Mickoski është i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski.

Kryeministri Mickoski e udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Berlin në samitin e kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Së bashku me të në Berlin janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski, ai i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ai i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More