Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski nga Strumica: VMRO-DPMNE i ofron 14.835 projekte për të gjitha komunat

Strumicë, 4 tetor  – Këto mbase janë vetëm zgjedhje lokale, por nëse shikohet më thellë këto zgjedhje lokale janë shumë më shumë se kaq. Prej këtyre zgjedhjeve lokale varen shumë punë, të gjitha lidhen me të ardhmen e Maqedonisë sonë.  Zgjedhja është e thjeshtë në këto zgjedhje ose do të vazhdojë korrupsioni, krimi, kaosi, mungesa e drejtësisë, stagnimi i shtetit, eksperimentet në arsim, dështimi dhe marrëdhënia johumane ndaj bujqve, tradhtitë ose do të krijojmë së bashku një të ardhme të re, më ndryshe dhe më të mirë.

Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski para qytetarëve sonte në tubimin në Strumicë.

“Pyetja të cilës të gjithë ne duhet t’i përgjigjemi në këto zgjedhje, është nëse jemi të gatshëm t’u dhurojmë edhe 4 vite të reja njerëzve të njëjtë të cilët dy herë deri më tani i zhgënjyen të gjithë për nga pritshmëritë, nuk e mbanin fjalën, jepnin premtime të rrejshme dhe mbyteshin të fuqinë dhe arrogancën e tyre, në korrupsion, duke luajtur me jetën e njerëzve. A mendoni vërtetë se janë më e mira në shtet? A jetojnë qytetarët e Strumicës dhe Strumica më së miri”, pyeti Mickoski.

Sipas Mickoskit, çdo familje në Maqedoni është e detyruar në borxh nga 4.500 euro.

“Cili është realiteti? Çmime më të larta, të cilat e shkurtojnë buxhetin familjar. Gjysmë milionë njerëz jetojnë me nga 150 denarë në ditë. Çmime të rritura për vajin për përgatitje, qumështin, miellin ndërsa që sot sërish për të satën herë u rrit edhe çmimi i benzinës”, theksoi Mickoski.

Theksoi se është duke u paralajmëruar edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, për çka, siç tha, ai ka folur që një kohë të gjatë. Fillimisht, potencoi, se do të rritet për bizneset ndërsa më pas edhe për qytetarët.

“Premtuan rritje ekonomike prej 5 për qind çdo vit, dhe mesatarja në këto 52 muaj është katër herë më e ulët, me 1.25 për qind modeste. Për këto 52 muaj, çdo familje në Maqedoni i ka borxh 4.500 euro. Çdo familje në Maqedoni ka paguar saktësisht 4.500 euro në 52 muajt e fundit në mënyrë që të zgjasë karriera politike e Zoran Zaevit”, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tubimin në Strumicë.

Mickoski potencoi se VMRO-DPMNE i ofron 14.835 projekte për të gjitha komunat të cilat do të thonë zgjidhje e problemeve të qytetarëve.

“Programet që ne i ofrojmë i përmbajnë gjithsej 14.835 projekte nga sfera dhe zona të ndryshme dhe janë zgjidhje për problemet reale të njerëzve. Ne garantojmë ndërtimin ose rikonstruimin e 2000 rrugëve në të gjithë vendin. Ndërtimi ose rikonstruimin e 100 kopshteve, 150 shkollave. Investimet mjedisore dhe ndërtimin e 150 parqeve të reja. Investime në 60 objekte kulturore, 90 salla sportive për të rinjtë. Gazifikim për komunat më të avancuara, digjitalizim për komunat efikase dhe shumë projekte të tjera, nga të cilat këta jopunëtarë, kriminelë dhe mashtrues kanë frikë deri në palcë”, premtoi Mickoski.

Para qytetarëve të Strumicës programin e tij e prezentoi edhe kandidati për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së Zhan Drvoshanov, i cili theksoi se në Komunën e Strumicës nevojitet ndryshim që të mund të realizohet programi i ofruar.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy