Mickoski nga Valensia: Delegacioni i VMRO-DPMNE-së në panel në organizim të EPP-së për krizën demografike

nga D. V.

Shkup, 29 prill – Delegacioni i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga kryetari i partisë, Hristian Mickoski, i cili ndodhet në Kongresin dyditor të Partisë popullore evropiane (EPP), që po mbahet në Valensia të Spanjës, sot mori pjesë në panelin në organizim të EPP-së, kushtuar përgjigjes ndaj krizës demografike, temë e cila kërkon vëmendje urgjente dhe angazhim për sigurim të së ardhmes së qëndrueshme për qytetarët e Evropës.

“Paneli i mbulon temat lidhur me mbështetjen e nënave, fëmijëve dhe familjeve, si dhe banimin për të rinjtë, politikën tatimore, ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë, uljen e shpërnguljeve dhe depopullimin. Nesër pritet kongresi i EPP-së të sjellë rezolutë të re për demokgrafinë”, kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Paraprakisht, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, i cili është pjesë e delegacionit partiak, në Fejsbuk shkroi se punojnë në riafirmimin e pozitave tona nacionale lidhur në mënyrë primare me integrimin evropian.

“Nevoja për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE është imperativ si për rajonin ashtu edhe për BE-në. Interesat tona nacionale të vendit do të mbrohen, pozitat tona do të rpezantohen dhe gjithsesi do të jemi pjesë e barabartë në tubimin e familjes më të fuqishme politike në Evropë”, deklaroi Mucunski, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Partia popullore evropiane, theksoi ai, për momentin është familja më e madhe dhe më me ndikim në Evropë.

Kryetari Mickoski, siç është paralajmëruar, do të ketë paraqitje para sesionit plenar, por parapamë edhe shumë tkaime. Do të tkaohemi me kancelarin e ri të Austrisë, zotëri Stoker, me liderin e opozitës shquptare Berisha, me liderin e SNS-së, Vuçeviq, me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin evropian, Mekalis.

Përndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, e kryeson delegacionin partiak të përbërë nga nënkryetarët Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski, sekretari ndërkombëtar Stefan Andonovski, si dhe përfaqësuesit e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së të kryeuara nga kryetarja Zhaklina Peshevska dhe përfaqësues të Unionit të forcave të reja, të cilët sot dhe nesër do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë popullore evropiane (EPP) në Valensia.

Është paraparë që Mickoski të ketë tkaim dhe paraqitje në sesionin e parë plenar. Ai do të mbajë edhe disa tkaime bilaterale, mes të cilave me kryeministrin e Austrisë dhe kreun e partisë simotër OVP, Stoker, si dhe me kreun e Partisë përparimtare serbe dhe ish-kryeministër i Serbisë, Vuçeviq, me kreun e Partisë demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryeministër dhe i-shpresidnet i Shqipërisë, Sali Berisha dhe liderë të tjerë evropianë.

Gjithashtu, kryeministri Hristian Mickoski do të marrë pjesë edhe në darkën e organizuar për liderët e Partisë popullore evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More